Lajme Shqip Tuesday, 20 October 2015 08:45

Ambasada Amerikane në Prishtinë, përmes Programit për Kontroll të Eksportit dhe çështjet lidhur me Sigurinë e Kufijve (EXBS) do të bëjë sot dorëzimin e donacionit, pajisje për Policinë Kufitare dhe Doganën e Kosovës në vlerë prej 392,000 dollarësh.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë, ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ministri i Financave Abdullah Hoti dhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg T. Delawie.

Ceremonia do të mbahet në ora 11:00, në objektin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.