Një postim në llogarinë Amanda Bynes në “Twitter”, ka mbetur ende i paqartë.
Amanda ka shkruar në “Twitter” për reperin Jay-Z, duke thënë se ai është “një fytyrë e shëmtuar”.
Më pas, ky postim është fshirë nga rrjeti social, mirëpo Bynes nuk ka sqaruar nëse postimi ishte shkruar nga ajo, apo llogaria e saj ishte hakuar.
Përkundër kësaj, Jay-Z nuk ka reaguar. Kanë qenë vetëm fansat e tij që kanë lënë disa mesazhe në llogarinë e Amanda Bynes, e që më pas, nuk ka qenë e mundur të shihen për shkak se ai është fshirë, shkruan Daily Mail.
Amanda Bynes, i ka hapur vetes “telashe” disa herë, pikërisht për shkak të postimeve të saj në “Twitter”.
Friday, 08 February 2013 11:43