Bien në ujë të gjitha thashethemet për ekzistimin e mosmarrëveshjeve mes prezantueses së ‘X Factor’, Alketa Vejsiu dhe njërës nga anëtaret e jurisë, Altuna Sejdiu.
Ditë më parë u spekulua se Alketa dhe Tuna janë zënë me njëra-tjetrën për shkak të vonesës së këngëtares dhe për shkak të, siç është thënë, tekeve të ndryshme që ka ajo.
Portale të ndryshme kanë shkuar aq larg, saqë e kanë cituar prezantuesen ta ketë quajtur këngëtaren shkupjane “të paedukatë, të droguar e psikopate”.
Mirëpo, një fotografi e publikuar nga Alketa tregon se raportet e tyre janë të shkëlqyera. Ditë më parë, prezantuesja e njohur ka mbushur 30 vjet, ndërsa Tuna ka përgatitur një befasi për të.
“Surpriza e Tunës në prapaskenën e ‘X Factor’ dhe ca detaje dhuratash gjithë lezet që ma bënë të lumtur ditën”, ka shkruar Alketa krahas fotografisë.
Thursday, 23 January 2014 17:43