Aleanca Kuq e Zi nga sot bëhet partia më e re në spektrin politik në Shqipëri.
Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Aleancës Kuq e Zi, pasi kjo e fundit ka dorëzuar 3.700 firma, statusin dhe programin e saj.
Drejtori Ekzekutiv i Aleancës Kuq e Zi, Redi Rama, nëpërmjet një prononcimi për mediat bëri me dije se partia do të drejtohet nga Kreshnik Spahiu deri në organizimin e Kongresit të parë të kësaj partie që do të zhvillohet në muajin maj, ku do të votohet në mënyrë transparente për kryetarin dhe drejtuesit e kësaj lëvizje politike.
Pas “fushatës” së ndërmarrë gjerësisht në të gjitha viset shqiptare, drejtuesi i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu i është drejtuar Gjykatës së kryeqytetit për regjistrimin e saj në regjistrin e partive politike.
Kërkesë-padia në fjalë është depozituar në Gjykatën e Tiranës më 5 mars të këtij viti, ndërkohë nga sot me vendim gjykate ajo njihet si parti politike.
Wednesday, 21 March 2012 19:42 