Një ndër tabloidet e famshëm anglez sot ka publikuar një artikull që shfaq shqetësimin e arsimimit të vendasve të tyre. Sipas një raporti të Forumit Botëror Ekonomik, Anglia renditet e 43-ta mbas Iranit dhe Shqipërisë për nga ana e arsimimit.
Anglezët janë shqetësuar shumë për faktin se investimi i tyre për edukimin në matematikë dhe shkenca të përgjithshme është i një niveli shumë të ulët në krahasim me atë të vëndeve me ekonomi më pak të zhvilluar, siç është Shqipëria.
Konservatori anglez Chris Skidmore ka thënë: “Këto statistika tregojnë se ne kemi dështuar në politikën tonë, përderisa nuk kemi bërë investimin e duhur për ata që janë prespektiva e këtij vendi. Ky raport tregon se ne na duhet shumë punë për të kaluar këtë fazë e të mos krahasohemi me Iranin apo Shqipërinë, por me Singapurin!”
Sigurisht që këto raporte nxjerrin në pah problemet e tyre për tarifat mjaft të larta që kanë caktuar për arsimimin, por ajo që neve na intereson është vlerësimi për zhvillimin intelektual të shqiptarëve ndaj anglezëve. (LajmeShqip.com)
Friday, 09 September 2011 21:15