Lajme Shqip Thursday, 24 May 2012 11:29

Tiranë(PLOTESUAR 12:45)- Një telefonatë e mbërritur sot në mesditë në polici për një bombë pranë Tajvanit ka bërë që policia të evakuojë kompleksin. Menjëherë policia është drejtuar drejt kompleksit për të bërë evakuimin, ndërsa forcat xheniere kanë nisur kontrollin.

Vetëm pas kontrollit të ambienteve të brendshme të kompleksit është saktësuar se alarmi për bombë ishte fals. Policia bën të ditur është ndaluar personi që bëri telefonatën në polici. Personi nga qyteti i Vlorës është ndaluar në Tiranë, ndërsa telefonatën e parë është bërë në drejtorinë e policisë së Vlorës. (LajmeShqip.com)

*****************************

Tiranë – Një telefonatë për bombë ka alarmuar policinë e Tiranës mesditën e sotme.

Telefonata anonime e regjistruar nga salla operative, njoftonte për një bombë të vendosur në ambientet e kompleksit “Taiwan”.

Menjëherë policia ka shkuar në vendngjarje duke evakuuar qytetarët që ndodheshin në lokal si dhe gjithë zonën përreth parkut Rinia.(LajmeShqip.com)