Al Qaida në Gadishullin Arabik, që është një nga qendrat ku rrjeti terrorist është më së shumti aktive, ka lansuar një magazinë online në gjuhën angleze për militantët e saj.
Në këtë magazinë, janë ofruar trajnime të ndryshme për militantët, se si të vjedhin vetura, si të shkaktojnë aksidente në trafik etjerë.
Gjithashtu, në këtë uebfaqe, janë publikuar edhe emrat e njerëzve më të kërkuar në botë nga organizata terroriste, duke përfshirë edhe autorin e vargjeve satirike Salman Rushdie. Tek këta emra është shkruar “kërkohen gjallë ose vdekur për shkak të krimeve ndaj Islamit”, shkruajnë The Guardian dhe Reuters. Në këtë rubrikë janë shënuar emrat e 11 personave publikë të perëndimit “kokat e të cilëve kërkohen për shkak të blasfemisë ndaj Islamit”.
Në magazinën online të rrjetit terrorist, janë dhënë kurse të ndryshme se si të djegën veturat dhe si të shpëtohen militantët.
Saturday, 02 March 2013 20:10