Prishtinë – Kryetari i Asamblesë Nacionale të Kuvajtit, Jassem Mohammad Al Kharafi, në krye të një delegacioni parlamentar, mbërriti dje në një vizitë dyditore në Kosovë.
Gjatë takimit me
kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, Kryeparlamentari kuvajtian, Jassem Mohammad Al Kharafi u shpreh se bashkëpunimi mes parlamenteve duhet të jetë shembull edhe për institucionet tjera.”Kryeministri i Kuvajtit më ka njoftuar se udhëzimet e Princit të Kuvajtit janë për njohjen e Kosovës dhe në ditët e ardhshme do të bëhet edhe njohja zyrtare e Kosovës”, theksoi ai, duke shtuar se “caktimi i datës së saktë i takon Qeverisë së Kuvajtit”.
Duke folur rreth disa hapave më konkret të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Kuvajtit pas njohjes së Kosovës, Jassem Mohammad Al Kharafi theksoi se do të fillohet me arritjen e marrëveshjeve tregtare mes dy vendeve.
Sunday, 09 October 2011 08:43