Lajme Shqip Tuesday, 11 October 2011 10:05

Dubai – Al Keda në Ggadishullin Arab e konfirmoi vdekjen e liderit imam Anuar al Aulaki në goditjet ajrore amerikane më 30 shtator, njoftoi Qendra amerikane për ndjekje të sajteve islamiste.

“Martirizmi i tij si dhe i shokëve të tij Abu Mohsen al Marbi, Samir Han dhe Salim al Maluani është rezultat nga sulmi i një aeroplani amerikan në një zonë midis Maribit dhe Xhufit”, shtohet në kumtesë.

Al Kaeda u kërcënua me hakmarrje për vdekjen e njerëzve dhe bind se goditja adekuate nuk do të vonohet.

Anuar al Aulaki, i lindur në SHBA ishte i dyshuar për lidhje me nigerianin Umar Faruk Abdulmutalab, i cili në vitin 2009 para Krishtlindjeve kishte tentim të pasuksesshëm për sulm ndaj një aeroplani udhëtarësh, i cili fluturonte në relacionin Amsterdan deri në Detroit. U dëshmua se imami radikal ka kontaktuar me psikiatrin ushtarak amerikan majorin Nidal Hasan, i cili në nëntor të vitit 2009 vrau 13 persona në bazë ushtarake në Teksas.