Tiranë – Përfaqësues të Aleancës Kuq e Zi i kanë ftuar shqiptarët, të shtunën, që të grisin faqen e formularit ku bëhet fjalë për përkatësinë etnike dhe atë fetare, gjatë regjistrimit.
Sipas tyre, kështu të gjithë shqiptarët do të zbatojnë edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila disa ditë më parë rrëzoi termin “kombësi” nga ligji i Gjendjes Civile.
“INSTAT-i dhe institucionet e tjera shtetërore të cilat paguhen me taksat tona shkelin vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila ka përcaktuar se kombësia duhet të hiqet si element nga gjendja civile. I gjendur gjithashtu përballë faktit ku deputetët e parlamentit nuk kanë marr parasysh rreth 40 mijë firma të qytetarëve shqiptarë kur këta paguhen përsëri me taksat tona, të gjendura përballë indiferentizmit të institucioneve tona shtetërore përfshi dhe INSTAT, të cilat gjithëashtu paguhen me taksat tona, ne marrim sot përsipër ti bëjmë një thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë. Në momentin që para derës tuaj paraqiten personat e ngarkuar me procesin e regjistrimit të popullsisë dhe banesave ju duhet të bëni vetëm një veprim”, tha Adriatik Lapaj, përfaqësues i Aleancës Kuq e Zi.
Saturday, 01 October 2011 15:07