Lajme Shqip Wednesday, 05 June 2013 14:23

Prishtinë – Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, thotë se akuzat në lidhje me krimet e luftës, nuk janë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por kundër individëve të dyshuar. Njëherit, ambasada u ka tërhequr vërejtjen Qeveris, Kuvendit dhe politikanëve që të mos ndërhyjnë në drejtësi, kurse porositë qytetarët e Kosovës që të ndjehen krenarë për luftën e UÇK-së.

Në një deklaratë dhënë Kohës, ambasada vlerëson se  akuzat aktuale nuk janë kundër UÇK-së si tërësi por kundër individëve, për krime që pretendohet se janë kryer ndaj viktimave etnike serbe dhe shqiptare.

 “ Apelojmë në opinionin publik dhe institucionet në Kosovë që të përmbahen nga ndërhyrja në një proces të pavarur gjyqësor dhe ta lënë këtë rast që të vazhdojë sipas sundimit të ligjit për të cilin luftuan aq shumë njerëz.Megjithëse protestat e gjertanishme kanë qenë paqësore ne dëshirojmë të theksojmë se dhuna dhe kërcënimet ndaj zyrtarëve gjyqësorë janë kundër të gjitha vlerave të Kosovës dhe nuk janë të pranueshme në një demokraci” thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA-së.