Strasburg – Kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar sot, një moment historik marrjen e presidencës së Këshillit të Evropës nga ana e Shqipërisë, pasi përkon me 100-vjetorin e pavarësisë së vendit. Duke folur në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, Berisha theksoi se marrja e presidencës së KiE-së është një arritje e madhe për vendin.
“Njëzet vjet më parë, më 6 maj të vitit 1992, në vizitën e parë jashtë vendit si President i parë i Shqipërisë së sapodalë nga diktatura më e egër që Europa kishte njohur pas luftës së dytë botërore, une paraqita përpara kësaj Asambleje të nderuar vullnetin e qeverisë e popullit tim për anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Europës. Kjo ëndërr, të cilën shqiptarët e kishin mbrujtur për dekada të tëra, në maj të vitit 1995 do shndërrohej në realitet; Shqipëria do të anëtarësohej në Këshillin e Europës”, u shpreh sot kryeministri Berisha në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës.
Ai tha se, Shqipëria është vendi ku liria dhe të drejtat janë të garantuara me Kushtetutë, ashtu sikurse respektimi i të drejtave të njeriut, minoriteteve dhe toleranca ndërfetare. Nga një vend që përjetonte izolimin më të thellë, Shqipëria është sot anëtar i NATO-s dhe kontribuon në misionet e saj të paqes në Afganistan e më gjërë. Shqiptarët lëvizin sot pa viza në Europë.
Duke e konsideruar të vështirë, por të suksesshëm udhëtimin e Shqipërisë në këto dy dekada përsa i takon ndërtimit të idealeve të lirisë, demokracisë dhe shtetit ligjor, Kryeministri Berisha i shprehu mirënjohjen Këshillit të Europës për ndihmën e çmuar të partneritetit dhe angazhimin për bashkëpunimin në 6 muajt e Presidencës shqiptare, për të promovuar vlerat e përbashkëta nën moton “Të bashkuar në diversitet”
Berisha: Procesi i integrimit u bllokua nga opozita
Kryeministri Sali Berisha duke folur në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, bëri edhe një panoramë të situatës politike në vend duke theksuar se pas një bojkoti të gjatë opozita shqiptare ndodhet në parlament dhe së shpejti do të finalizohet edhe reforma zgjedhore. Kreu i qeverisë shqiptare shprehu angazhimin e qeverisë së tij, për procesin e integrimit në BE si projekti më madhor i Shqipërisë.
“Shqipëria është e angazhuar në procesin e integrimit të saj në BE, si projekti më i mirë për të ardhmen e saj e të qytetarëve shqiptarë. Ne e kemi konsideruar e do vijojmë ta konsiderojmë këtë si njëproces të bazuar tërësisht mbi meritë. Disa probleme të brendshme e ngadalësuan atë për ca kohë, por më së fundi këto probleme po marrin zgjidhjen e tyre dhe vendi do të ecë në mënyrë të pandalshme drejt BE-së”, theksoi Berisha. Sipas tij, opozita mendoi se duke bllokuar qeverinë do të merrte kapital në politikë.
“Opozita nuk ka qënë më parë në Parlament. Është e vërtetë që pas zgjedhjeve 2009, opozita miratoi një bojkot, për shkak të rezultateve të zgjedhjeve edhe pse vëzhguesit ndërkombëtare përmbushen pjesën më të madhe të standarteve, u desh një farë kohe që opozita shqiptare të kthehet në opozitë proeuropine. Lideri i opozitës kujtoi se duke bojkotuar do rrëzonte qeverinë. Rezoluta e miratuar këtu ishte shumë ndihmuese”, tha Kryeministri Berisha. “Tashmë opozita është në Parlament”, vijoi Berisha, “dhe ne po finalizojmë reformën zgjedhore me shpirt konsensual”. “Reformat filluan në dhjetor dhe deri në këto kohë kemi miratuar vetëm amendametet e miratuara nga opozita”, deklaroi Berisha.
Akuzat e Marty, Berisha: Raportin e hartoi një prokuror serb, keqardhje
Kryeministri u shpreh se qeveria shqiptare ka miratuar një ligj që i jep liri Eulex për hetime ndaj akuzave të Marty, për të cilat Berisha shprehu se ka ndjerë keqardhje, pasi u shkrua nga një prokuror serb. “Zyrtarisht jam shumë i interesuar për të hetuar cdo akuzë që ka të bëjë me krime kundër njerëzimit. Ndjej disa keqardhje për nuancat raciste dhe kur mësova se ishte shkruar nga Vukcevic më erdhi më shumë keq. Ne kemi kërkuar ligj të vëtetë që jep gjithë autoritetin Eulex për të hetuar . Duhet hetuar plotësisht.- tha Berisha.
Berisha: Qindra zyrtarë të penalizaur për shkak të korrupsionit
Berisha u shpreh se për të luftuar korrupsionin qeveria shqiptare ka miratuar dhe vendosur masa të rëndësishme. Ndërkohë, theksoi se ende problem mbetet cështja e imuniteteve. “Ne filluam parimin për të luftuar korrupsionin në zyrat tona dhe vendosëm disa masa për të shmangur disa shpenzime të kota. Në jemi 10 nga adminsitratat më të vogla në botë. Jemi bërë vendi i parë në botë me prokurime publike, por në 2009 vendi im u bë i pari në botë me prokurim publike online. Tani jem një vend i bazuar në praktikat dixhtiale për të rrritur tranparencës. Qindra zyrtarë janë penalizuar për shkak të korrupsionit. Ajo që mbetet është dorëheqja e imuniteteteve”
Deklarata e Spahisë për LGBT, Berisha: Pa dëme
Duke iu referuar deklaratave të minisrit Ekrem Spahia për komunitetin LGBT, Berisha theksoi se ai berosn se orientimi seksual është një e drejtë e cdo qytetari që duhet respektua duke vënë theksin se deklaratat e ministrit nuk ishin të drejta, por nuk patën as dëme. “Unë besoj se orientimi seksual është e drejtë cdo qytetari dhe duhet respektuar në këtë kornizë kemi miratuar një ligj të mirë dhe kemi një zyrë të komisionerit që mbikëqyr këtë ligj. Për herë të parë këta njerëz kanë kërkuar që të bëjnë paradën e tyre dhe qeveria ime u qëndroi në mbështetje të plotë dhe u bëi thirrjë për tolerancë. Është e vërtetë që një zyrtar lëshoi një dekaratë jo ndihmuese, por pa pasoja se parada shkoi mirë.
Berisha sot në Strasburg
Kryeministri Berisha ndodhet sot në Strasburg, ku mori pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.
Kjo vizitë bëhet në kuadrin e Presidencës shqiptare të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës. Berisha iu drejtua Asamblesë me një fjalim, në të cilën foli për drejtimet ku do të fokusohet presidenca shqiptare.
Gjatë kësaj vizite, kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë takime me Presidentin e Asamblesë Parlamentare, zotin Jean-Claude Mignon dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, zotin Thorbjørn Jagland. Nga Strasburgu, Kryeministri Berisha do të niset për në Stamboll (Turqi), ku do të marrë pjesë, në takimin e nivelit të lartë të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi. (LajmeShqip.com)
Monday, 25 June 2012 14:00