PD ka akuzuar sot vëllain e kryeministrit Rama, për pjesëmarrjen në një aktivitet privat në Izrael.
Zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi, tha se Olsi Rama ishte pjesë e një grupi biznesmenësh shqiptarë që vizituan Izraelin, por sërish ngriti pikëpyetjen në çfarë cilësie ishte kryer kjo vizitë.
“Duke i vlerësuar nismat që rrisin marrëdhëniet dhe shkëmbimin mes Izraelit dhe Shqipërisë, ne kemi disa pyetje për z.Rama.
A është z.Olsi Rama, përfaqësues i ekzekutivit?
A është vëllai juaj përfaqësues i biznesit, dhe nëse po, a ka lidhje aktiviteti i tij me qeverinë dhe zyrtarët e lartë të delegacionit?
A është Olsi Rama i ftuar, turist, kureshtar i zakonshëm, apo cili është roli i tij në këtë vizitë? PD mbetet me shpresën se Kryeministri do të bëjë transparencë, ashtu siç ka premtuar”, tha Vorpsi.
Sunday, 27 October 2013 21:53