Lajme Shqip Friday, 20 January 2012 16:48

Paris – Aktori anglez prej kohësh e kishte mbuluar kokën në publik, por kujt i kishte shkuar mëndja që problemi i tij kishte qënë tullacllëku?

Jude Law është shfaqur dje në Paris me një pamje të re gjatë premierës së filmit “Sherlock Holmes” me një look krejtësisht të ri, me një rënie drastike të flokëve. Në një kohë kur që nga muaji tetor ai shfaqej gjithandej me kapelë/kapuç në kokë, pamja e tij e re shpjegon gjithçka më së miri.

Looku i tij ka ndërruar vërtetë shumë, se jo vetëm që flokët kanë filluar t’i bijnë, por ai ka filluar tashmë të lërë edhe mjekër, mbase për të kompensuar mungesën e flokëve.

Në një intervistë përpara disa kohësh ishte shprehur se i kishte qethur flokët e tij për të realizuar një xhirim, prandaj edhe kapelen nuk e hiqte pavarësisht provokimeve të shumta të njerëzve. Por xhirimet e filmit tashmë kanë kohë që kanë mbaruar dhe flokët e tij duhej të ishin rritur deri tani! Gjithësesi, tullacllëku jo gjithnjë është negativ, pasi në këtë rast Jude-it i shkon shumë. (LajmeShqip.com)