Shumë yje të sotëm të Hollivudit e kanë nisur karrierën e tyre në moshë shumë të vogël, por ky nuk është rasti i Matt Damon, i cili, krahasuar me kolegët e tij, ka qenë i rritur kur është shfaqur për herë të parë në ekranin e madh.
Shkaku i kësaj vonese ka qenë nëna e tij, e cila ishte kundër fëmijëve-aktorë. Roli i parë i Matt Damon ka ardhur në vitin 1988 në filmin ‘Mystic Pizza’, kur ishte 18 vjeç.
Në një intervistë për revistën ‘Esquire’, Damon u shpreh: “Mamasë sime i dukej si një abuzim me fëmijët aktrimi në moshë të vogël. Ajo ka qenë mësuese dhe mendonte se të vije në skenë një fëmijë ishte abuzim”, raporton Top Channel.
“Kohët e fundit kam pyetur për këtë gjë Jodie Foster, e cila ka nisur aktrimin që fëmijë. Ajo qeshi dhe më tha që varet nga fëmija.”
|
|
Monday, 08 July 2013 17:15 25 June 2014 13:45
12 June 2014 16:00
1 May 2014 12:40
30 April 2014 14:09
17 April 2014 18:28
17 April 2014 12:31
15 April 2014 18:29
15 April 2014 17:23
14 April 2014 15:13
12 April 2014 13:30