Lajme Shqip Thursday, 27 August 2015 13:43

Cimerët Leonard dhe Sheldon, fizikanët që punojnë në Institutin e Teknologjisë në Kaliforni janë më të mirët në fizikë kuantike, por ata tregohen të dobët në situata shoqërimi me të tjerë ose bie fjala me femra.

Kjo është kryesisht ngjarja që zhvillohet në një nga serialet më të shikuar televizive. Po flasim për serialin The Bing Bang Theory, e cila në Tv.com mban një vlerësim prej 8.9 pikësh.

Aktorët e këtij seriali janë radhitur si aktorët më të paguar meshkuj të vitit nga revista Forbes. Roli kryesor të serialit, të cilin e mban Jim Parsons (i njohur si Sheldon), ka fituar 29milionë dollarë nga qershori i 2014 deri më qershor të këtij viti, shoqëruar nga Johnny Galecki (Leonard) me 27 milionë dollarë të fituara.

Aktorët mendohet të fitojnë nga një milion dollarë për secilin episod të serialit. Lista për aktorët meshkuj më të paguar nga serialet televizive është kjo:

1. Jim Parsons (The Big Bang Theory): $29 million

2. Johnny Galecki (The Big Bang Theory): $27 million

3. Mark Harmon (NCIS): $20 million

3. Simon Helberg (The Big Bang Theory): $20 million

3. Kunal Nayyar (The Big Bang Theory): $20 million

3. Ashton Kutcher (Two and a Half Men): $20 million

4. Jon Cryer (Two and a Half Men): $15 million

4. Ray Romano (Parenthood): $15 million

5. Patrick Dempsey (Grey’s Anatomy): $12 million

5. Simon Baker (The Mentalist): $12 million

6. Ty Burrell (Modern Family): $11.5 million

7. Jesse Tyler Ferguson (Modern Family): $11 million

8. Ed O’Neill (Modern Family): $10.5 million

8. Eric Stonestreet (Modern Family): $10.5 million

9. Kevin Spacey (House of Cards): $9.5 million