Lajme Shqip Thursday, 08 October 2015 10:18

Deputetët e opozitës, para seancës së Kuvendit të Kosovës, kanë zbuluar pikturat që ndodhen në hollin e Kuvendit, të cilat më parë ishin mbuluar.

Pikturat, të cilat tregojnë momentet historike të popullit shqiptar, ishin vendosur nëpër ambientet e Kuvendit, në kohën kur kryetar i legjislativit ishte Nexhat Daci.

Këto piktura u mbuluan për shkak të ankesës së parashtruar nga deputetët e minoritetit serb, të cilët atëbotë thanë se ato paraqesin vetëm historinë e popullit shqiptarë, dhe i konsideronin si provokim.