TMZ ka njoftuar se Sean Kingston ёshtё aksidentuar rёndё nё njё aksident me motoskaf.
Kёngёtari i hitit muzikor “Beautiful Girls” mёsohet tё jetё aksidentuar dhe i shtruar nё spitalin e Miami Beach nё gjёndje kritike.
Ai ka patur pasagjere njё vajzё kur janё pёrplasur dje rreth orёs 6 tё mbasdites.
Kingston dhe vajza janё nxjerrё menjёherё nga uji nga rojet e ndihmёs sё shpejtё.
Departamenti i ndihmёs sё shpejtё tё plazhit tё Miami-t i transportuan tё dy tё plagosurit menjёherё nё spitalin Jackson Memorial Hospital. Sipas burimeve tё marra Kingston ka pёsuar dёmtime tё rёnda dhe pёr kёt arsye ёshtё shtruar nё repartin e traumave.
Nuk dihet nёse ka qёnё alkooli shkak i kёtij aksidenti ujor por hetimet nga ana e policisё po vazhdojnё ende.
Monday, 30 May 2011 16:35