Prishtinë – Lobisti kosovar për njohje të reja të shtetit më të ri në Ballkan, Xhejms Berisha është aksidentuar me aeroplanin e tij privat në shkretëtirën e Sudanit.
Për 15 minuta aeroplani i Berishës ka fluturuar pa motor mbi shkretetirë, ku ka qenë e pamundur të aterohet. Ai ka arritur të kontaktojë me një pilot të një aeroplani tjetër, i cili i ka dhënë udhëzime që të provojë të aterojë në një rrugë të vjetër që nuk përdoret më.
Me shumë vështirësi Berisha ka ateruar në mes të shkretëtirës, ku aeroplani është dëmtuar rëndë. Pas 2 orëve rastësisht ka kaluar një veturë që po udhëtonte për në një minierë aty afër, dhe ata e kanë lajmëruar policinë.
Xhejms, për momentin gjendet në atë minierë, është nën përkujdesjen e punëtorëve të minierës, ndërsa aeroplani është në duart e policisë.
Tani Breisha gjendet në një moment shumë të vështirë, ku nuk dihet se çka do të ndodhë. Ai lutet që nëse dikush ka ndonjë kontakt me dikë në Sudan apo nëse mund t’i ndihmojë Xhejmsit në çfarëdo mënyre.
Pozicioni gjeografik ku gjendet Xhejmsi është: Kordinatat 18 shkallë 42 minuta dhe 10. 26 sekonda N (Veri) dhe 35 shkallë 22 minuta dhe 39. 16 sekonda E (Lindje) Aeroplani është në koordinatat 18 shkallë 24 minuta 873 sekonda N (Veri) ; 035 shkallë 39 minuta dhe 513 sekonda E Koordinatat shihen qartë në Google Earth.
Tuesday, 31 May 2011 14:07