(E plotesuar) Tanimë është konfirmuar se deputeti i PD-së, Sokol Olldashi, ka humbur jetën në këtë aksident të rëndë trafiku. Përveç deputetit Olldashi, jetën e ka humbur edhe një person tjetër, identiteti i të cilit ende nuk është identifikuar. Lajmi është konfirmuar nga policia. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë moti i keq. (ABCNews)
Aksidentohet Sokol Olldashi. Rrezik për jetë?
Në Shqipëri ka pësuar aksident trafiku ish ministri Punëve Publike dhe Transportit si dhe një ndër ftyrat më të rëndësishme të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi. Kështu bëjnë të ditur burimet e Gazetës Tema.
Sipas kësaj gazete, policia ka njoftuar se Olldashi është në luftë për jetë si pasoj e aksidentit të rëndë.
Madje sipas burimeve të këtij mediumi ai nuk është nxjerrë ende nga vetura e tij.
Sokol Olldashi, ishte edhe kandidat për kryetar të PD-së, garë të cilën e humbi nga Lulzim Basha.
Wednesday, 20 November 2013 23:58