Tiranë – Ish-presidenti i Republikës Rexhep Meidani ka lënë spitalin mëngjesin e të premtes pas aksidentit që pësoi të enjten në kryeqytet. Meidani i cili u godit mbrëmë nga një biçikletë pranë banesë së tij teksa ishte duke ecur në këmbë ka dalë nga spitali por do të mbahet nën kontroll në shtëpi.
Ish-Presidenti Rexhep Meidani është shtruar mbrëmë rreth orës 22.00 në Kirurgjinë e Qendrës Spitalore Nënë Tereza në Tiranë. Burime nga spitali saktësuan se Meidani 67-vjeçar është aksidentuar pasi është goditur me forcë nga një biçikletë.
Incidenti mendohet se ka ndodhur në afërsi të banesës së ish-presidentit Meidani. Ai është goditur nga pas ndërkohë që ishte duke ecur në këmbë. Mjeti mendohet se drejtohej nga një vajzë ose grua, – sipas të dhënave të para.
Sipas mjekëve, z.Meidani ka thyerje dhe frakturë, por fatmirësisht nuk është goditur në kokë.
Friday, 07 October 2011 14:33