Tiranë – Tre vajza, që mbetën të plagosura në aksidentin e së hënës së kaluar në Himarë, lanë sot ambientet spitalore për t’u dërguar pranë familjeve të tyre. 
Sipas mjekut Luan Nikollari, një vajzë që merrte shërbimin në Spitalin Ushtarak dhe 2 në Spitalin Amerikan kanë dalë sot nga spitali për të shkuar në familje. Ymer Durmishi, kryemjeku i Spitalit Amerikan, tha se 2 vajzat janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa tashmë kanë nevojë për ndjekje ambulatore. Besiana Dani, një nga vazjat, tha se ajo ndjehet mirë dhe e ka të nevojshme që të jetë pranë familjarëve, miqve të saj, të afërmve për të ndjerë ngrohtësinë e tyre.
Ndërkohë, gjendja shëndetësore e Florije Peci dhe Eriselda Gubere, të cilat janë dërguar në Austri për ndihmë të specializuar, paraqitet e stabilizuar. Të dy vajzat janë ende në koma, por parametrat e tyre paraqiten stabël.
Dy vajzat u dërguan në Austri rreth 4 ditë
më parë për ndihmë të specializuar. Florije Peci, që u operua në shtyllën kurrioze, ka dëmtime në kokë, trup dhe palcën e kurrizit, shembje të gjoksit dhe barkut, ndërsa Eriselda Gubere ka dëmtime të shpretkës, me hemoragji të brendshme, dëmtime të veshkës unike, si dhe të disa vertebrave të zonës së kurrizit. (LajmeShqip.com)
Monday, 28 May 2012 18:00