Lajme Shqip Sunday, 13 May 2012 15:50

Tiranë- Nga Roma, Londra, Brukseli dhe kryeqytete të tjera, qindra mbështetës të lëvizjes kërkuan që çdo shqiptar të ketë të drejtë të votojë, pavarësisht vendit ku ai banon.

Në një deklaratë për mediat, “AK” vlerësonte se “sistemi aktual është një monopol që lejon dy partitë më të mëdha në vend që të ruajnë monopolin e tyre në politikë, në të njëjtën kohë që shtrembëron përfaqësimin e vërtetë në Parlament”.

Sipas “Aleancës Kuqezi”, “2 milionë emigrantët janë abuzuar në këto 22 vite, pasi emrat e tyre jaën vjedhur e përdorin articialisht nga pushteti për të shtuar vota të paqëna. Ka ardhur koha, që në emër të emigrantëve të mos votojë më Berisha për vete, por të hedhin votën në kuti vetë ata”.

Deklarata e “AK”-së përfundonte me një thirrje për “ndryshimin e regjimit” dhe për të drejta të barabarta për të gjithë shqiptarët kudo që ata të ndodhen. (T.Ch)