Prishtinë – Lëvizja Vetëvendojse, është bërë adresë për dërgimin e dokumenteve që kanë të bëjnë me ndërtimin e autostradës, ka deklaruar anëtari i kësaj lëvizje, Shpend Ahmeti.
Pas publikimit të draftit të kontratës së Qeverisë së Kosovës me konsorcioumin Bechtel&Enka, Vetëvendosje ka siguruar një kopje të kësaj kontrate të nënshkruar nga të dy palët si dhe një raport të kompanisë Eversheds, e cila ka këshilluar Qeverinë e Kosovës lidhur me kompanitë për ndërtimin e rrugëve.
Sipas anëtarit të kësaj lëvizjeje, Shpend Ahmeti, Eversheds ka këshilluar Qeverinë Thaçi, se kontrata me konsorcioumin Bechtel&Enka është e pafavorshme për Kosovën.
Mirëpo, këto këshilla sipas Ahmetit, nuk janë marrë parasysh nga ana e ekzekutivit vendor.
Ndërkaq, duke folur për akuzat e kryeministrit Thaçi, i cili ka akuzuar Vetëvendosjen se ka sjellë në parlament gjuhën e rrugës si dhe ka instaluar dhunën, Shpend Ahmeti, ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje, po instalon trasparencë.
Ahmeti për çdo gjë, ka bërë fajtor kryeministrin Thaçi.
Ndërkohë ai ka deklaruar se edhe në ditën në vijim, ata do të publikojnë dokumente të tjera në lidhje me ndërtimin e “Rrugës së Kombit”.
Thursday, 19 May 2011 18:43