Lajme Shqip Tuesday, 31 May 2011 09:47

Shkup – Bashkimi Demokratik për Integrim ka vazhduar me aktivitetet parazgjedhore në fshatin Sllupçan të Kumanovës, duke prezantuar kandidatët për deputetë të kësaj partie, platformën dhe programin për qeverisje në qeverinë e ardhshme të Maqedonisë.

“Shqiptarët vetëm bashkë mund të jenë më të fuqishëm dhe t’i realizojnë të drejtat e tyre”, porositi lideri i BDI-së Ali Ahmeti nga Sllupçani.

Sipas tij implementimi i Marrëveshjes së Ohrit duhet plotësisht të përfundojë që të mos ketë më shumë çështje të hapura midis bashkësive etnike në vend.

“Do të angazhohemi që shqiptarët të jenë bashkë, të jenë më të fuqishëm, t’i koordinojnë të gjitha gjërat, të jenë më të suksesshëm në drejtim të implementimit të Marrëveshjes së Ohrit sepse kur e përmendim këtë marrëveshje çdo shqiptar i përkujton njerëzit që shtrenjtë e paguan me jetat e tyre. Nënat nga Sllupçani mendojnë në fëmijët e tyre të cilët u solidarizuan për epilog të këtillë”, tha Ahmeti.