Teheran – Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad konsideron se pohimet amerikane për komplot iranian për vrasjen e ambasadorit saudit në Uashington u ngjajnë pohimeve të Uashingtonit për armën për
shkatërrim në masë të Sadam Huseinit, të cilat ishin bazë për intervenimin në Irak në vitin 2003 edhe u dëshmuan si të pavërteta.
“Në të kaluarën amerikanët pohonin se ka pasur armë për shkatërrim në masë në Irak dhe pohonin bindshëm, treguan madje edhe dokumente dhe thanë Po, ju besojmë”, deklaroi ai për Al Xhazirën.
“Tani të gjithë pyesin – Ishin të vërteta ato pohime, gjetët armë për shkatërrim masiv në Irak. Ata fabrikojnë një grumbull letrash…E vërteta në fund do të dalë dhe atëherë për ne nuk do të ketë probleme”, shtoi ai.
I pyetur nëse SHBA-ja dhe Irani janë para një përplasje të pashmangshme ushtarake, ai u përgjigj: “Mendoj se ka njerëz në Qeverinë amerikane të cilët duan të ndodh kjo, por mendoj se ka njerëz të mençur të cilët e dinë se nuk duhet të fillohet me një gjë të tillë”.
Ahmadinexhadi u bëri thirrje sauditëve që të mos e pranojnë strategjinë e Uashingtonit.
“Amerikanët nuk interesohen as për Iranin, as për Arabinë Saudite dhe ata kanë interes që të mos grinden që të dominojnë në rajonin tonë”, theksoi Ahmadineaxhad.
Tuesday, 18 October 2011 08:34