Lajme Shqip Saturday, 29 March 2014 17:10

Pop ylli Christina Aguilera ka zbuluar se ajo dhe i fejuari i saj Matt Rutler janë duke pritur një vajzë e cila do të lind më vonë gjatë këtij viti.

Këngëtarja 33-vjeçare gjininë e bebes e bëri të ditur gjatë një koncerti në Malajzi, raporton Ace Showbiz.

“Është argëtuese, unë po pres një vajzë. Ky është koncerti i saj i parë. Ju njerëz jeni koncerti i saj i parë”, ka thënë Christina Aguilera gjatë koncertit.

Vajza do të jetë fëmija i parë i Aguileras me të fejuarin Matt Rutler. Ajo ka djalin e saj gjashtëvjeçar Max Liron nga martesa e saj e mëparshme me Jordan Bratman.

Christina Aguilera bëri të ditur fejesën e saj me Rutlerin në Ditën e të Dashuruarave dhe konfirmoi shtatzëninë në të njëjtin muaj.