Pavarёsisht problemeve tё shumta qё ka patur nё jetёn e saj private, kёngёtarja Aguilera e ka gjetur momentin e pёrshtatshёm pёr t’iu pёrkushtuar djalit tё saj, Max.
Bukuroshja 30-vjeçare e ka shoqёruar djalin pёr tё takuar Shrekun, njё personazh mjaft i njohur i World Disney, qё pёr hir tё sё vёrtetёs, ёshtё mjaft i pёlqyer edhe nga tё rriturit.
Me probleme tё shpeshta me alkoolin, Christina ёshtё pёrballur edhe me akuzat pёr paaftёsi pёr kujdestarinё e djalit tё saj 3-vjeçar. Pavarёsisht problemeve personale me ish-partnerin ajo ёshtё shprehur se ka dashur gjithmonё qё djalit tё saj t’i krijonte njё atmosferё tё mirё familjare, qё fёmijёria e tij tё mos ndikohej nga komunikimi i tё rriturve.
“Kohёve tё fundit kam qeshur shumё, shumё fare! Por njerёzit nuk e dijnё qё kur unё qesh shumё jam e trishtuar. Mё vjen tё dal nё dritare e tё ulёras…”, ka thёnё Christina nё njё intervistё.
Gjatё kёsaj shfaqjeje teatrale “Shrek Mania”, qё u mbajt nё Los Angeles, u vu re edhe prania e Kourtney Kardashian me djalin e saj, Mason. (LajmeShqip.com)
Thursday, 21 July 2011 16:33