Zagreb – Greqia do të jetë si Gjermania në kohën e Hitlerit, deklaroi për gazetën kroate “Veçernji list” Nasos Randekakos, njëri nga liderët e partisë ekstreme djathtiste greke “Agimet e zjarrta”, e cila pas zgjedhjeve të fundit fitoi 21 vende të deputetëve.
Me afrimin e zgjedhjeve të reja në Greqi për më pak se një muaj, “Agimet e zjarrta” shpreson se për shkak të krizës greke dhe disponimeve antiperëndimore, do të fitojë akoma më shumë vende dhe aktivisht do të krijojë politikë, siç Evropa nuk e ka parë deri më tani, që nga koha e Gjermanisë naziste, thekson “Veçernji list”.
“Do të vendosim gjykata për të huajt, do ta minojmë kufirin për të mos ardhur më… Politikanët të cilët e shkatërruan vendin, majtistët dhe homoseksualët do t’i vendosim në burg dhe do t’ua marrim pronën”, deklaroi Randekakos, i cili para disa muajve e kryesonte “patrullën partiake”, bandë, e cila ka sulmuar dhe ka rrahur emigrantë në kuartet e varfëra të Athinës”, transmeton BTA.
“Greqia u takon grekëve, ndërkaq grek nuk bëhesh me migrim në vendim tonë, por vetëm me lindje. Në vendin prej 11 milionë banorëve, emigrantë ka mbi një milion, dhe ata na i amrrin vendet e punës, na e minojnë ekonominë, dhe kjo nuk mundet më kështu. Do të vendosim rregulla të reja të lojës, do të sjellim ligj nën të cilin krimet që i kryejnë emigrantët do të trajtohen më ndryshe se sa krimet që i kryejnë grekët”, thotë Nasos Rendekakos.
“Ne nuk e duam, Hitlerin, por e arsyetojmë atë që ai e ka bërë, mënyrën në të cilën ka luftuar për të mirën e vendit të tij. Hitleri e ka marrë pushtetin në kohën kur Gjermania zhytej në borxhe, në kohën e papunësisë, në skaj të kolapsit, në kohën kur Gjermania dukej mu si Greqia sot. Hitleri e nxori Gjermaninë nga ajo situatë dhe e shndërroi në vend më të madh”, thotë Randekakos për gazetën kroate “Veçernji list”. (LajmeShqip.com)
Monday, 28 May 2012 07:15