Lajme Shqip Wednesday, 20 November 2013 13:36

Modelja dhe këngëtarja bukuroshe, Afërdita Dreshaj, e ka mohuar në mënyrë kategorike se është në lidhje me hokeistin çek, Jakub Kindl. Ai për emisionin Prive në Klan Kosova ka thënë se po e lodhin shpifjet e mediave, duke mos e lënë rehat ta bëjë jetën e saj private.

Dreshaj ka thënë se nuk ka të dashur, ndërsa ata për të cilët është raportuar se ajo është në lidhje i ka vetëm miq. Ajo ka premtuar se në momentin kur do të ketë diçka të re në këtë drejtim, do ta ndajë këtë për adhuruesit e saj.