Lajme Shqip Tuesday, 27 December 2011 20:00

Shkup – Kanë mjaftuar vetëm pak ditë nga ndarja me të dashurën dhe ai është gjendur sërish në krahët e një vajze tjetër.

Sigurisht tani ka të drejtë të bëjë çfarë të dojë, që nga momenti që nuk është më nën urdhërat e Luanës, të dashurës bukuroshe nga Tirana me të cilën u nda pak javë më parë.

Adrian Gaxha është parë në një lokal nate me një vajzë të re, pikërisht natën e Krishtlindjes. E gjithë kjo duket si një sfidë e hapur fill pas ndarjes.

Por ajo që ngre dyshime është fakti se si Adriani nuk ka duruar kaq pak, por i ka hedhur sytë menjëherë në një vajzë tjetër! Dhe të mendosh që lidhja e tij me Luanën ishte aq e fortë, sa që ky zëvendësim kaq i befshëm i të dashurës së re, ngre shumë pikëpyetje mbi dashurinë e vërtetë të kësaj lidhje.