Dihet se dashuritë e vjetra zor se harrohen. Sidomos kur je artist dhe dhimbja bëhet burim frymëzimi.
Këngëtarja 27 vjeçare Adele i është rikthyer tregut muzikor me një këngë me tekst të trishtuara, fabula e së cilës lidhet me një dashuri të vjetër që nuk e hedh dot pas krahëve, përkatësisht për Simon Konecki.
Kënga e re e Adele është prezantuar për publikun britanik gjatë publicitetit të X – Factor të dielën, ku në ekran u dëgjuan vetëm 30 sekonda nga “Hello” me tekstin e shkruar.
Ndryshe, këngëtarja britanike është duke u përgatitur që të sjell në treg albumin e ri, i cili pritet të jetë para duarve të fansave brenda këtij viti.
Friday, 23 October 2015 12:44