Sarajevë – Lideri palestinez Mahmud Abas sot bisedoi me liderët e Bosnjë e Hercegovinës, e cila është anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurisë në Kombet e Bashkuara. Palestinezët në muajin shtator plan
ifikojnë të dërgojnë lutje për anëtarësim të plotë në KB.
Abas dje arriti për vizitë treditore në BeH dhe është e paraparë të takohet me tre anëtarët e presidencës së Bosnjes dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Sven Alkalaj.
Alkalaj tha se Abasi ka arritur në Sarajevë për të lobuar për mbështetje të anëtarësimit palestinez në KB, duke shtuar se BeH-ja ende nuk ka vendosur për këtë çështje.
Monday, 15 August 2011 18:07