Lajme Shqip Thursday, 01 October 2015 11:26

Deputetja Teuta Haxhiu nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se janë të vendosur për të mos lejuar vazhdimin e seancave të Kuvendit të Kosovës deri në tërheqjen e nënshkrimeve nga marrëveshjet që tha se janë shumë të dëmshme për Kosovën.

Haxhiu tha se ata nuk janë për bllokimin e Kuvendit por tha se po paraqesin kërkesat e tyre, që sipas saj, janë shumë legjitime.

Ajo tha se janë të palëkundur në kërkesat e tyre.