Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thekson se është e pakuptimtë ky insistim që me çdo kusht të mbahet mbledhja e Kuvendit.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thekson se është e pakuptimtë ky insistim që me çdo kusht të mbahet mbledhja e Kuvendit, kur në mungesë të reflektimit ndaj kërkesave tona është krijuar një klimë e papërshtatshme.
AAK thekson se vetë ky insistim, është provokim, papjekuri politike dhe mungesë lidershipi shtetëror.
“Udhëheqësit politikë të këtij vendi nuk mund të sillen sikur çdo gjë është normale. Ky vend ka ardhur në një situatë kur duhet t’u japë zgjidhje dy marrëveshjeve që e kanë sjellë vendin këtu ku është, e mëpastaj t’i rikthehemi normalitetit dhe jetës institucionale pozitë-opozitë. Klima e krijuar kërkon reflektim dhe përgjegjësi politike”, thuhet në reagimin e AAK-së.
AAK më tej thekson se organet e rendit e drejtësisë duhet që urgjentisht t’i lirojnë aktivistët politikë të AAK-së dhe të opozitës në përgjithësi.
“Situata është tepër serioze dhe nuk mund të zgjidhet me mjete policore e as me këmbëngulësinë e pakuptueshme të pushtetarëve për t’i ikur përgjegjësisë për dëmin e shkaktuar me këto marrëveshje”, thuhet në reagim.
Thursday, 15 October 2015 10:51