Forcat turke kanë shkatërruar një aeroplan rus, pasi ai ka hyrë në hapësirën ajrore të Turqisë.
Dëshmitarët thonë se ka qenë një eksplodim i madh në Huraytan, në Sirinë veriore, raporton Daiy Mail.
Aeroplani i shkatërruar thuhet të jetë një MIG-29 (fotoja kryesore).
Sipas Daily Express, një gazetarë thotë se tre aeroplanë luftarakë të Turqisë ndoqën aeroplanët e forcave ushtarake të Putinit, transmeton Telegrafi.
Zëdhënësi i NATO-s nuk ka pohuar këto deklarata.
Shkatërrimi ndodhi disa ditë pasi aeroplanët rusë po ashtu shkelën hapësirën ajrore të Turqisë. Me këtë rast Turqia nisi dy aeroplanë F-16 për të larguar rusët.
Javën e kaluar kryeministri Ahmet Davutoglu ka thënë: “Rregullat tona janë të qarta për këdo që shkel hapësirën tonë ajrore. Forcat e armatosura turke janë udhëzuar qartë. Edhe nëse një zog fluturon, do të zbulohet.
Saturday, 10 October 2015 19:39