Lajme Shqip Tuesday, 06 October 2015 14:44

Ata janë njëri prej çifteve më të njohura të botës me 16 vjet martesë. Por thashethemet e fundit në botën e showbizit flasin për fund të martesës së tyre.

Megjithatë, ka qenë kreatorja e modës, Victoria e cila ka thënë se martesa e saj me David po rrjedhë ashtu siç duhet, duke shtuar se nuk kanë çfarë t’i argumentojnë askujt, transmeton Koha.net.

“Unë jam e bekuar që kam një burrë të mrekullueshëm dhe fëmijë të bukur e të shëndoshë”, ka thënë Victoria, e cila ka shtuar se ajo dhe David e duan dhe kujdesen për njëri-tjetrin.