Tradhëtia ndaj partnerit është një gjest shumë i shëmtuar sepse në këtë mënyrë lëndoni ndjenjat e partnerit dhe besimi që qëndron mes jush do të thyhet përjetësisht. Mos harroni se një lidhje pa besim nuk mund të mbijetoj!
Dikush mund të pyesë se çfarë është në të vërtetë tradhëtia? A “llogaritet” vetëm seksi apo edhe puthja, dhe prekja? A është tradhëti nëse putheni me dikë?
Duhet të tregoheni të sinqertë me veten. Si do të ishit ndjerë ju nëse do të mësonit se partneri juaj është puthur me dikë tjetër? A do të ishit zemëruar? Nëse ky veprim nuk ju duket shumë i rëndësishëm dhe nuk mendoni se mund të quhet tradhëti, mbase ju nuk keni ndjenja të veçanta ndaj personit që keni në krah.
E më pas, lind pyetja çfarë kërkoni në një lidhje të tillë?
Nuk është shumë i rëndësishëm përkufizimi i tradhëtisë, ajo çfarë është më e rëndësishme është se si ndjehet partneri në këtë rast.
Prandaj, nëse dëshironi të keni një lidhje të shëndoshë, duhet të jini të kujdesshëm dhe të mos bëni gjëra që të dy do të dilnit të lënduar. (LajmeShqip.com)
Saturday, 25 February 2012 17:54 
