Të martën në mbrëmje çifti më i famshëm hollivudian ka marrë pjesë në promovimin e filmit të Brad Pitt “Moneyball”.
Mbërritja e tyre në aeroportin e Japonisë ka tërhequr vëmendjen e gazetarëve, të cilët për herë të parë kanë arritur ta fotografojnë çiftin sëbashku me të gjithë fëmijët e tyre.
Pavarësisht bujës së tyre dhe simpatisë që njerëzit kanë ndaj tyre, mediat japoneze e kanë bombarduar shtypin duke kujtuar ngjarjen e sekretares së tyre të pushuar nga puna. Bëhet fjalë për sekretaren e vilës së tyre luksoze në Francë, e cila ka mësuar se ishte pushuar nga puna gjatë disa ditëve leje që kishte marrë për arsye shëndetësore.
Nuk dihen ende arsyet përse është pushuar nga puna sekretarja që punonte me orar të kufizuar, por paraqitja e Angelinës dhe Bradit sëbashku dukej sikur nuk e kishin prishur fare terezinë se si e kishte përcjellë shtypi ardhjen e tyre në Japoni. (LajmeShqip.com)
Thursday, 10 November 2011 12:55 