Një tërmet me fuqi prej 5,6 ballëve është regjistruar në Turqinë lindore
Washington – Një tërmet me manjitudë të goditjes prej 5,6 ballëve është regjistruar herët në mëngjes në Turqinë lindore, transmetuan agjencitë, duke iu referuar Institutit gjeofizik të SHBA-së.
Tani për tani nuk ka informacione për të pësuar dhe dëme të shkaktuara materiale.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 32 kilometra në veriperëndim të qytetit Van, në thellësi prej nëntë kilometrave nën sipërfaqen e tokës.
Më 23 tetor në një tërmet shkatërrues me mahniture prej 7,2 ballëve, që e goditi të njëjtin rajon, humbën jetën 604 persona, ndërsa mijëra janë lënduar, përkujtojnë agjencitë.
Wednesday, 09 November 2011 10:10