Aden-Pesë pjesëtarë të Al Kaedës, mes të cilëve një indonezian, u vranë në një sulm të pozicioneve të tyre në qytetin jemenas Zinxhibar, qendër administrative e provincës jugore Abijan, kumtuan përfaqësuesit lokalë.
Tre nga terroristët e dyshuar kanë qenë të vrarë natën e kaluar gjatë të shtënave nga brigada tankere e forcave të presidentit Ali Abdulla Saleh, të sistemuar në periferinë e qytetit.
Dy terroristët tjerë u vranë në sulm të granatës mbi pozicionet e tyre në qytet.
Në të njëjtën kohë, fshati fqinjë Rumejla, i cili është nën kontroll të Al Kaedës, ishet cak i pesë sulmeve me aeroplan amerikan pa pilot, theksuan përfaqësuesit jemenas. Nuk ka informata tjera për viktima tjera në sulmin.
Wednesday, 09 November 2011 08:00