Ankara- Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan paralajmëroi se operacionet kundër lëvizjes politike kurde Unioni i bashkësive kurde (KCK) do të vazhdojnë.
Operacionet kundër KCK-së sollën deri në burgosjen e një numri të madh të aktivistëve të saj.
KCK është organizatë ilegale e cila është e dyshuar nga autoritetet turke se është strukturë qytetare e Partisë Punëtore Kurde (PKK), e cila është shpallur për organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe Bashkimi Evopian.
Autoritetet turke e akuzojnë KCK-në se e kontrollon gjithë lëvizjen kurde në vend dhe se dëshiron t’i zëvendësojë institucionet e shtetit turk me organizata politike personale posaçërisht në pjesën juglindore.
“Ka vetëm një shtet në Turqi: shtet turk të dytë nuk mund të ketë”, potencoi Erdogan.
Nga viti 2009 deri më sot rreth 700 persona janë burgosur për shkak të inkuadrimit në KCK.
Tuesday, 08 November 2011 09:10