Londër- Britania e Madhe do të investojë në Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) 40 miliardë paund, që të ndihmohet në rikuperimin e ekonomisë globale, deklaroi zëvendësministri i Financave Dani Aleksander.
Bëhet fjalë për vlerë që është shumë më e madhe nga kuota e zakonshme e pagesës që e jep vendi, pasi në korrik të këtij viti deputetët tashmë u dakorduan për rritjen e participimit britanik në FMN prej 10 në 20,1 miliardë paund.
Kryeministri Dejvid Kameron gjatë Samitit G-20 në Kanë, paralajmëroi se Qeveria në Londër është dakorduar ta rrisë pjesëmarrjen e tij në FMN. Sipas sqarimit të Kameronit, përforcimi i FMN-së do të ndihmojë për tejkalimin më të shpejtë të krizës dhe stagnimit që e godet ekonominë botërore, ndërsa kjo do të mundësojë rritje më të shpejtë të ekonomisë në Britaninë e Madhe, rikuperimi i të cilës shkon shumë ngadalë.
Kameron insiston se “ekstra të hollat” që vendi i vendosi në disponim të FMN-së nuk janë për mbulimin e huave të brendshme të vendit nga eurozona, e as me ato do të mund të nxitet stabilizimi i euros.
Ai edhe më tej është nën presion të fuqishëm të të djathtës euroskeptike në Partinë Konservative, që të vendoset sa është e mundur kjo më shumë nga BE, e pakënaqur që nuk ka arritur të imponojë referendum rreth të ardhmes të Britanisë së Madhe në BE.
Laburistët opozitar kërkojnë nga FMN, i cili fuqishëm është inkuadruar në “shpëtimin” e eurozonës, të mos shndërrohet në zëvendësim të Bankës Qendrore Evropiane, e cila pjesërisht i akuzon për krizën e vazhduar në Union Monetar Evropian.
Aleksandër vlerëson se FMN është “shpikje britanike”, dhe për këtë Qeveria në Londër duhet të ndihmojë në mbajtjen e këtij institucioni financiar botëror.
Monday, 07 November 2011 18:30