Tunizi – Gjykata e Tunizisë dha sot urdhërarrest ndërkombëtar për arrestimin e bashkëshortes të ish- liderit palestinez Jaser Arafatit për shkak të dyshimit se është e përzier në korrupsion.
Zëdhënësi i Ministrisë tuniziane të Drejtësisë deklaroi se gjykata në Tunizi ka dhënë urdhërarrest për arrestimin e Suha Arafat (48), të cilës në vitin 2007 i është marrë shtetësia tuniziane të cilën e mori tre vite më parë.
Autoritet tuniziane kërkojnë Suha Arafat, e cila momentalisht jeton në Malta, për shkak të korrupsionit në vitin 2006, kur e ka themeluar Shkollën ndërkombëtare në Tunizi së bashku me zonjën e parë të Tunizisë Lejla Trabesi, bashkëshortja e liderit të mposhtur Zin al Abidin Ben Ali.
Arafat dhe Trabesi më pas janë grindur, ndërsa bashkëshortja e liderit palestinez, siç zbulojnë dokumentet e publikuara nga “Ukiliks”, në bisedën me ambasadorin amerikan në Tunizi ashpër ka kritikuar familjen në pushtet në këtë vendin afrikanoverior.
Suha Arafat menjëherë më pas është shpallur për “persona non grata” në Tunizi, i është marrë shtetësia dhe është dëbuar nga shteti.
Ajo është martuar për Jaser Araftin në vitin 1990 dhe ka qenë sekretare e përgjithshme e Organizatës çlirimtare palestineze, selia e të cilës gjendet në Tunizi prej viti 1982 deri në 1994. Lideri palestinez ndërroi jetë në vitin 2004.
Ajo shpesh herë është akuzuar se e ka shpenzuar fondet publike që të jetojë një jetë luksoze në Paris.
Monday, 31 October 2011 20:02