Lajme Shqip Sunday, 30 October 2011 13:51

Prishtinë – Bregu i Fildishtë foramilizon njohjen e Kosovës.

“Institucionet e Republikës së Bregut të Fildishtë kanë lëshuar mbrëmë Notën Verbale të njohjes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës”, njoftoi sot zyra e zv/kryeministrit të parë kosovar, Behgjet Pacolli.

Vendimi për njohjen e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran i ishte konfirmuar zv/kryeministrit Pacolli më 20 shtator në Nju Jork, gjatë një takimi me Presidentin e Bregut të Fildishtë, Alassane Ouattara.

“Bregu i Fildishtë është shteti i 84 që e ka njohur Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim, ku shtohet se tërësia territoriale e tij është 322,460  km² dhe ka një popullsi prej rreth 20 milionë banorë.

Në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme kosovare, pas Bregut të Fildishtë figuron edhe Kuvajti si vendi i 85-të që ka njohur Republiken e Kosovës më 11 tetor 2011.