Gjirokastër – “Partia Socialiste po shndërrohet në një shoqatë në shërbim të kryetarit”, u shpreh deputeti i LSI-së dhe nënkryetari i parlamentit Vangjel Tavo, në një takim me strukturat e partisë së tij në Gjirokastër,
Ai ka folur jo vetëm për rritjen dhe konsolidimin e partisë ku ai aderon, por edhe për situatën në partinë socialiste. “Është për të ardhur keq që PS, nga një forcë politike serioze në poltikën shqipëtare, po zvogëlohet dhe po humbet misionin e saj nën udhëheqjen e Edi Ramës. Partia socialiste nuk ka vizionin e një partie moderne serioze dhe progresiste, por është shëndëruar në një shoqatë në funksion të kryetarit të Partisë Socialiste.
“Gjithashtu”, shton Tavo, “Partia Socialiste, në drejtimin e Edi Ramës, nuk mbron më aspiratat e socialistëve dhe të vendit tonë, por vetëm atë të kreut të saj”.
“Edi Rama e ka marrë peng partinë socialiste dhe nuk po e lëshon edhe pse ka humbur të gjitha betejat elektorale”, shprehet Tavo.
Sipas tij, “Rama nuk di dhe nuk do ta drejtojë PS drejt pushtetit dhe socialistët po zhgënjehen gjithnjë e më shumë prej tij”.
“Mjaft socialistë, të lodhur me Edi Ramën po antarësohen në LSI, e cila është parti e majtë dhe jo PS-ja e Edi Ramës”, deklaroi Tavo, duke thekësuar se koalicioni në pushtet po punon për integrimin evropian të vendit edhe pse PS po e bllokon këtë proces.
Sunday, 30 October 2011 12:33