Lajme Shqip Sunday, 30 October 2011 10:08

Tiranë – Maxhoranca e ka kundërshtuar vendimin e Presidentit Bamir Topi për kerun e KLSH-së.

Deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj i ftuar në studion e ABC News foli lidhur me kandidaturat për kreun e KLSH-së ku theksoi se ajo e Shehut nuk është e përshtatshme dhe se Presidenti Topi po shkel vendimet e Gjykatës Kushtetuese me veprimet e tij të fundit.

“Presidenti Topi është në ikje e sipër, ndaj po e përdorë Presidencën për post-presidencën. Topi të veprojë në shërbim të kushtetutës”, tha Alibeaj. (ABC News)