Prishtinë – Avokati Ibrahim Dobruna zgjidhet kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës.
Në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Zgjedhor e Odës së Avokatëve të Kosovës, ku në procesin e votimit në të cilin kanë marrë pjesë rreth 280 avokatë, nga 625 avokatë që ka gjithsej OAK, më shumë vota ka marrë avokati Ibrahim Dobruna.
“Vizioni im për OAK është krijimi i mundësive të funksionimit të shtetit ligjor si dhe ofrimit të të gjitha mundësive për qytetarët e Kosovës që të kenë qasje në drejtësi”, tha kryetari i sapozgjedhur Ibrahim Dobruna.
Sipas tij, pikë shumë e rëndësishme do jetë edhe ngritja e imazhit të dëmtuar të avokatisë në Kosovë, në mënyrë që avokatët ta kenë vendin e tyre të merituar në sistemin e drejtësisë.
Sunday, 30 October 2011 08:38