Lajme Shqip Saturday, 29 October 2011 18:05

Kabul – Të paktën dhjetë ushtarë të huaj dhe disa civilë e humbën jetën sot në Kabul, gjatë një sulmi vetëvrasës ndaj kolonës së automjeteve  të Forcave ndërkombëtare  për mbështetje të sigurisë në Afganistan (ISAF), lajmërojnë mediat perëndimore duke iu referuar  burimeve të komandës së forcave të NATO-s në kryeqytetin afgan.

Sulmi është kryer para ish pallatit mbretëror Darullaman në pjesën  jugperëndimore të Kabulit, kur sulmuesi vetëvrasës ka aktivizuar  mjetin shpërthyes të vendosur në një automobil të parkuar, derisa pranë tij ka kaluar kolona e automjeteve të ISAF-it.

Ministria afgane e Punëve  të Brendshme kumtoi se  gjatë sulmit  kanë humbur jetën tre civilë dhe një polic.

Sipas dëshmitarëve okular gjatë sulmit janë shkatërruar disa automjete  të ISAF-it, të cilët janë në flakë.

Përgjegjësinë për sulmin e morën kryengritësit talebanë në kumtesën dërguar meidave perëndimore.