Lajme Shqip Saturday, 29 October 2011 16:46

Ankara – Tre persona e humbën jetën ndërsa 12 u plagosën sot gjatë një sulmi vetëvrasës me bombë në qytetin juglindor të Turqisë, Bingjol, në afërsi të zyrave të partsë në pushtet, asaj të Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP).

Burime policore informojnë se sulmin e ka kryer në grua e cila ka hedhur veten në ajër duke e aktivizuar mjetin shpërthyes që e mbajtur në vete.

Pas shpërthimit, në afërsi është gjetur edhe një mjet shpërthyes, i vendosur nën një automjet të parkuar, për ç’shkak policia e bllokoi tërë rajonin.

Prefekti i Bingjolit, Mustafa Gjyvexher kumtoi se tre nga të plagosurit nodhen në gjendje kritike. Sipas tij, me të plagosurve është edhe një fëmijë.

Sulmi është kryer në rrugën kryesore të Bingjolit, ku shumica e qytetarëve janë kurdë.

Deri tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por policia dyshon se ai është vepër e pjesëtarëve të Partisë punëtore kurde (PKK).

Turqia sot e shënon 88-vjetorin e shpalljes së Republikës, por shënimi kaloi pa solemnitete dhe parakalime tradicionale ushtarake për shkak të tërmetit katastrofal që goditi rajonin Van më 23 tetor